Omega Core Audit ofron një zgjidhje software për siguri dhe përputhshmëri
Bazat tuaja të të dhënave Oracle dhe MS SQL zakonisht janë asetet më të vlefshme informative të kompanisë, pasi përmbajnë të dhëna mbi klientët, partnerët, transaksionet, financat dhe shumë më tepër. Me zhvillimin e epokës së informacionit, miliona të tilla regjistra tashmë zotërohen edhe nga kompani të mesme apo relativisht të vogla.
Siguria e bazave të të dhënave është bërë një nga prioritetet kryesore për kompanitë që duhet të respektojnë praktikat dhe standardet e pajtueshmërisë, si të brendshme ashtu edhe të jashtme, të cilat kërkojnë kontrolle më të forta mbi sigurinë e informacionit.
Omega Core Audit është një zgjidhje softuerike e gatshme për përdorim (“out-of-the-box”), që nuk kërkon pajisje shtesë, dhe trajton këto çështje të pajtueshmërisë duke ofruar Kontroll Aksesi, Monitorim të Vazhdueshëm të Auditimit dhe Mbrojtje në Kohë Reale, duke siguruar kështu ndarjen e detyrave, kontrollin e llogarive me privilegje dhe përmbushjen e kërkesave të pajtueshmërisë.